Celebrities Gossip Showbiz

Tuna në bashkëpunim me këngëtarin e njohur shqiptar?!

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Jo vetëm për bashkëpunimin me Dafina Zeqirin me të cilën po ribashkohet pas kaq shumë vitesh, por edhe për pjesëmarrjen e saj në organizatën zviceriane të bamirësisë ‘For Children Smile’.

E duket se këngëtarja, pasi u bë nënë për herë të dytë ka vendosur të rikthehet fuqishëm edhe në muzikë. Jo vetëm me Dafin, por Tuna duket se do të bashkëpunojë edhe me një tjetër artist. Bëhet fjalë pikërisht për Bardhin. Dyshimet për një projekt muzikor mes tyre lindën pasi vetë këngëtarja ka publikuar pak më parë një Instastory ku duket këngëtari i hitit “Betohemi” teksa ndodhet në një studio muzikore. Krahas saj Tuna shkruan:

Hommie tu e myt lojën     

Tuna së fundmi ka ndarë disa fotografi nga aktivitetet e saj në Siri dhe ka bërë një shkrim në rrjete sociale duke e quajtur këtë, udhëtimin më emotiv në jetën e saj.

E teksa ka marrë një pauzë nga karriera e saj si këngëtare dhe gjithë publiku është në pritje të lançimit të bashkëpunimit me Dafinën, Tuna ka marrë pjesë në një koncert pas një pauze të gjatë. Ajo ka realizuar një koncert të ri me muzikë live, të cilën e ka mbajtur në Muzeun “Suli An” në Shkup. Me rastin e 30-vjetorin të themelimit të këtij muzeu, këngëtarja shkupjane u ftua të këndojë.