Celebrities Gossip Showbiz

“U bëra pishman…”, Sara Hoxha na tregon pendesën e saj!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS së bashku me balerinët profesionistë do të dhurojnë show çdo të premte dhe mund ta themi tashmë që premiera e DWTS nuk zhgënjeu.

Kohëve të fundit Sarën e kemi parë shumë të angazhuar me pjesëmarrjen në “DWTS, por edhe kalon një kohë të konsiderueshme me vajzën e saj, Poem Blu. Ditën e sotme duket se bukuroshja ka vendosur të bëj një ndryshim në ‘look-un’ e saj, duke i prerë flokët e saj të shkurtra, një trend tashmë për disa vajza të showbizit shqiptar. Ama dhe si çdo vajzë tjetër deri tani që ka guxuar të bëjë këtë hap edhe Sara ndihet e penduar që ditën e parë. Në postimin e saj të fundit në Instastory, ku ka postuar një foto të flokëve të saj të prerë gjithashtu shkruan:

U bëra pishman që tani

 

Këtë sezon Sara është një nga konkurentet e spektaklit dhe siç tanimë të gjithë na e kanë treguar se po punojnë shumë në prova që të kenë rezultate sa më të mira të premteve. E duket se ‘provat’ nuk i bën vetëm në palestrën e ‘DWTS’ por edhe në përditshmërinë e saj, por jo me partnerin e saj skenik Luixhinon. Me anë të një video të postuar nga vjehrra e saj Xheraldina Vula, bukuroshja shfaqet në kuzhinën e kësaj të fundit duke kërcyer me mikeshën e saj më të mirë, këngëtaren e njohur Dhurata Dora.