Lifestyle Love & Sex

U rikthyet me ish-in, përgëzime! Tani mësoni se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni!

Nëse e keni ndarë mendjen dhe nuk i rezistoni dot ish-it tuaj, janë disa gjëra që duhet dhe nuk duhet t’i bëni. Përcaktoni pritshmëritë tuaja dhe të tij/saj. Duhet të jetë thjesht një përvojë që t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë kërkoni vërtet nga njëri-tjetri, kështu që bëjani të qartë këtë atij, e mbi të gjitha, vetes. Kini kujdes kur kryeni marrëdhënie seksuale. Pasi jeni ndarë ai mund të ketë pasur përvoja me të tjera kështu që të ruheni asnjëherë nuk bën dëm.

Kujtojani vetes se përse jeni ndarë. Mos bini pre e bisedave të dikurshme. Mos i shkruani rregullisht mesazhe njëri-tjetrit dhe mos flisni në telefon, si dikur! Nëse ai përpiqet t’i krijojë përsëri këto ura, thojini se nuk jeni dakord.  Mos bëni prapë të njëjtat debate që ju kanë lodhur.

Ky ‘ribashkim’ nuk shërben për të ndrequr ato që janë thyer në mënyrë të pakthyeshme. Nëse biseda i afrohet të shkuarës, me mirësjellje ndryshoni temë. Nëse ai këmbëngul, bëjani të qartë se të gjitha tashmë i takojnë të kaluarës. Mos vini në dukje ndryshimet që keni në krahasim me kur ishit bashkë. Mos flisni me të për të tjerët me të cilët ke dalë. Të vjen t’i tregosh për të gjithë ata që ke dalë, por ish-it nuk i intereson.

A e kishit imagjinuar ndonjëherë se matematika mund t’ju ndihmojë në lidhje me dashurinë? Matemacienti Hannah Fry tregon se si të zgjidhni partnerin e jetës me një formulë të veçantë. Ky është në fakt një sekret për të takuar njeriun e zemrës përpara të 30-ve. Shumë njerëz sillen në të njëjtën mënyrë. 34% e njerëzve presin shumë për të dhuruar puthjen e parë. Sipas “formulës matematikore”, duhet të ketë një teori: Ajo e ndalimit, pra duhet të gjeni kohën e duhur për të vepruar në mënyrë që të arrini rezultate të mira. Mos u nxitoni!