Bota

UFO? Objekti i mistershëm në qiell në Karolinën e Veriut i trondit të gjithë!

Pamjet e një objekti të zjarrtë duke fluturuar në qiell gjatë natës i ka tronditur të gjithë, duke nxitur debatin e pranisë së UFO-ve. Videoja e cila ka bërë xhiron në internet, tregon një objekt që zbret me shpejtësi dhe ka një formë rrumbullake me disa gjemba. Disa përdorues menduan se objekti fluturues ishte UFO ndërsa të tjerët menduan se ishe një anije kozmike. Pamjet besohet se janë xhiruar në Charlote të Karolinës së Veriut në SHBA.

Rikujtojmë, se një kompani po ofron një shpërblim për këdo që kap një alien. Alienët dhe UFO-t magjepsin publikun. Ata kanë marrë përmasa mitike dhe intrigojnë të menduarit tonë. Nga e gjithë kjo zhurmë po përpiqet të përfitojë Amazon Ring, një kompani inteligjente e sigurisë në pronësi të Amazon.

Kompania njoftoi një çmim të madh prej 1 milion € për njerëzit që mund të ofrojnë prova të pakundërshtueshme shkencore të jetës jashtëtokësore të kapur në kamera. Në një postim të fundit në blog, kompania pranoi numrin në rritje të provave dhe vëzhgimeve që sugjerojnë ekzistencën e jetës përtej atmosferës së Tokës. Kompania fton përdoruesit të paraqesin videot e tyre për shqyrtim nga një ekspert i hapësirës dhe alienëve.