Aktualitet

Ulen shifrat, MSH publikon bilancin e 24 orëve të fundit!

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në lidhje me situatën epidemiologjike të COVID-19 në vend.

Në njoftim bëhet e ditur se pas kryerjes së 4996 testimeve kanë rezultuar pozitivë 793 qytetarë, 493 prej të cilëve janë regjistruar në Tiranë.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv një qytetare nga Tirana 77 vjeçe.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 129 pacientë, 15 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar.

Në të gjithë vendin janë 13,786 pacientë aktivë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 346 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203,460 që nga fillimi i epidemisë.

Në 24 orë janë kryer 4996 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 793 qytetarë, në këto bashki:

493 në Tiranë, 37 në Gjirokastër, 36 në Durrës, 31 në Vlorë, 18 në Sarandë, 16 në Lushnje, 14 në Krujë, nga 11 qytetarë në Gramsh, Kavajë, 10 në Kuçovë, 9 në Kurbin, nga 8 qytetarë në Kamëz, Dibër, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Skrapar, Devoll, Delvinë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Himarë, Këlcyrë, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Tepelenë, Përmet, nga 3 qytetarë në Patos, Divjakë, Pogradec, nga 2 qytetar në Berat, Korçë, Selenicë, Fier, Vorë, Shijak, Has, Kukës, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan.