Celebrities Showbiz Top 100 Songs of the Year

Urimi i Olimpia Smajlaj për dëgjuesit e Top Albania Radio!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023.

Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2023, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas. Ky është urimi i Olimpias Smajlaj!

Përshëndetje Top Albania Radio. Dua t’ju uroj gëzuar festat dhe gëzuar 2024. Shpresoj që ky vit të na gjejë të gjithëve super të frymëzuar për të bërë gjëra të bukura, për të qenë njerëz më të mirë. Qëndroni të lumtur. Ju përqafoj të gjithëve.