Celebrities Showbiz Top 100 Songs of the Year

Urimi i veçantë i Ledri Vulës për…

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023.

Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2023, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas. Ky është urimi i Ledri Vulës!

Përshëndetje Top Albania Radio. Gëzuar stafi viti 2024 dhe gëzuar në veçanti të gjithë dëgjuesve kudo që janë! Ju uroj shumë dashuri, shumë gëzime, shumë shëndet!