Celebrities Showbiz

Urimi special nga Elgit Doda për Vitin e Ri: “Sa më shumë pozitivitet në vitin 2022…”

“Maratona e 100 Këngëve më të mira të Vitit” vijon me urimet e ngrohta të artistëve më të dashur dhe më në zë të momentit. Një urim special vjen edhe nga Elgit Doda, një emër që është gjithnjë në qendër të vëmendjes me projektet e tij muzikore, që shumë shpejt kthehen në hite.

Vetëm një gjë do t’i uroj të gjithë shqiptarëve, sa më shumë pozitivitet në vitin 2022! Ta shohim gjithçka ndryshe sepse realisht qarkullon një re e zezë mes nesh. Uroj që ajo re e zezë të zhduket sa më shpejt dhe njerëzit të japin pozitivitet!

Veç urimit special dedikuar të gjithë shqiptarëve, Elgiti ndër të tjera foli edhe për “TL”, një projekt muzikor që ka rezultuar shumë i suksesshëm në shumë pak kohë, dhe tashmë renditet i 12-i në 100 këngët më të mira të vitit. Ekskluzivisht për TAR, ai zbulon si erdhi i gjithë projekti dhe tregon ndryshimet që ai pësoi rrugës.

Absolutisht kënga ka qenë ndryshe për t’u bërë. Në fakt ne nuk e dinim që Donaldi do të hynte në “Big Brother Vip”. Kënga është punuar në studio dhe në klip do të isha unë aktor. Më pas i thashë Donaldit ta bëjë dhe më tej ai u bë pjesë e “Big Brother” dhe sigurisht që ishte diçka e gjetur në momentin e duhur. Ishte një lloj strategjie e imja e përqafuar nga Donaldi… Suksesin nuk e kam pritur në këto përmasa, por realisht i kaloi pritshmëritë e mia shumë.