Celebrities Showbiz

Vanessa Hudgens nuk e kemi parë kurrë më parë kaq në formë sa tani!

Ylli i Hollwood-it, Vanessa Hudgens tregoi trupin e saj, tepër të tonifikuar ndërsa ishte në një plazh në Miami këtë javë. Aktorja e serialit të njohur “High School Musical”, e cila modeloi për linjën e Rihanna-s, “Savage X Fenty” këtë verë, u fotografua në plazh ndërsa ishte e veshur me body në ngjyrë të zezë me lidhëse nga të dyja anët dhe me një prerje të tillë që tregonte gjoksin e saj.

Gjithashtu, ky kostum na lejon të shohim tatuazhe të vegjël në trupin e saj, që aktorja i ka bërë gjatë 15 viteve të fundit. Vanessa ka të paktën 10 tatuazhe. Bukuroshja zeshkane kishte vendosur si aksesor një kapele, syze dielli, një varëse dhe vathë prej ari, teksa mbante në dorë një koktej. Ajo u pa duke qëndruar në buzë të detit duke shijuar pijen e saj, teksa merrte rrezet e diellit.

Ylli 32-vjeçar i filmit “Spring Breakers” së fundmi, ka postuar disa fotografi nga pishina në Instagram, duke u argëtuar me miqtë e saj. Vanessa, këtë herë e veshur me rroba banje me print leopardi, vuri në dukje linjat e saj duke pozuar anash pishinës. Aktorja kishte vendosur si aksesor, syze dielli të mëdha në ngjyrë portokalli. Në një prej fotove të saj ajo shkruan:

Edhe pse vjeshta ka filluar, unë sapo kam xhiruar një film dhe këto janë shumë të mira për të mos i postuar. Pra, ja ku jemi.

https://www.instagram.com/p/CT3brLelzz7/

 

Aktorja vendosi të tregojë dekoltenë dhe barkun e saj, e veshur me reçipeta në ngjyrë të bardhë dhe një fund të shkurtër në po të njëjtën ngjyrë e gjitha dantellë, teksa sfilonte në shfaqjen e Rihanna-s, “Savage X Fenty” në Los Angeles. Ajo u shfaq me një pamje krejtësisht ndryshe nga zakonisht.

 

Duket se Vanessa nuk po shkëlqen vetëm si aktore dhe modele, por ajo tashmë është edhe një sipërmarrëse. Në muajin qershor, Hudgens dhe Madison Beer, lançuan një linjë të kujdesit për lëkurën. Aktorja 32-vjeçare është bashkuar me këngëtaren 22-vjeçare për të publikuar linjën e tyre “Know Beauty”, e specializuar në personalizimin e ADN-së. Vanessa tha për “BAZAAR.com” se:

Ne të dyja kemi pasur një udhëtim kaq të gjatë për kujdesin e lëkurës. Gjithmonë mendonim se duhet të ketë një mënyrë më të lehtë për të mësuar rreth kujdesit ndaj lëkurës, diçka që ju lejon të dini se çfarë është e drejtë për lëkurën tuaj sepse ajo është e ndryshme për të gjithë.

Ato “bashkuan forcat” me dermatologen Karen Kagha për të qenë shefja kryesore mjekësore e markës, e cila i ndihmoi vajzat të gjenin produktet e duhura. Ajo shpjegoi:

Çdo ditë, po shoh njerëz që vijnë duke dashur të dinë se çfarë mund të bëjnë për lëkurën e tyre sot dhe për lëkurën e tyre në të ardhmen dhe aty hyn ADN-ja. Ne po shikojmë 46 kromozome dhe po analizojmë në mënyrë specifike shtatë kategori të lëkurës. Rezultatet e tyre u japin atyre informacion mbi atë që lëkura e tyre është më e prirur për të zhvilluar dhe zonat ku ata duhet të përqëndrohen në të ardhmen. Pasi ata t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me stilin e jetës së tyre, dashamirëve të bukurisë do t’u jepet një përzgjedhje e personalizuar e pastruesve, hidratuesve, serumeve, kremrave të syve dhe maskave.

Edhe pse klientët nuk kanë nevojë të bëjnë një test ADN-je për të përdorur produktet e tyre, Vanessa thotë se testi i ndihmon për të kuptuar më thellë lëkurën e gjithësecilit. Ajo shtoi:

Të kesh atë njohuri është njësoj si të heqësh një peshë nga kurrizi, të dish se ajo që po përdor do të funksionojë për ty. Më kryesorja për mua tani, sepse nuk jam më në të 20-tat, është  përkujdesja ndaj lëkurës. Duke u kujdesur për lëkurën që kam, sepse është lëkura e vetme që kam.

Rikujtojmë se, ylli i Hollywood-it, Vanessa Hudgens është fotografuar së fundmi duke dërguar mesazhe në celular, teksa drejtonte makinën e saj në Los Angeles, Kaliforni. Në fotografitë e publikuara në media, aktorja amerikane shihet teksa një polic e ka ndaluar atë dhe i ka kërkuar dokumentat e qarkullimit.