Celebrities Gossip Music Showbiz

Versionin ‘live’ të këngës ende të pa publikuar na e sjell Shkurte Gashi!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.

Vetëm pak ditë më parë është bërë me dije nga vetë këngëtari i njohur, Bardhi se së shpejti do të vij me një super bashkëpunim me dy këngëtare shumë të njohura dhe të dashura për publikun Shkurte Gashi dhe Nora Istrefi. Të tre artistët kanë treguar një foto nga ‘look-u’ që do të kenë në videoklipin e tyre na ka zbuluar gjithashtu dhe titullin e këngës që është ‘Mama Mia’. E së fundmi Bardhi ka postuar një video TikTok në ‘Instastory’ teksa Shkurte ka kënduar live një pjesë nga kënga e tyre e re, e cila pritet të publikohet së shpejti.

Që prej momentit që një dyshe e suksesshme si Majk dhe Bardhi na zbuluan se do të vijnë me një bashkëpunim lajmi u bë shumë viral për vetë faktin se treguan gjithashtu se protagoniste në videoklipin e këngës është gjithashtu modelja e njohur seksi Kejvina Kthella. ‘Ama’ e dy reperëve në më pak se dy javë nga publikimi ka arritur 6 milion klikime në YouTube duke u futur në këngët më të dëgjuara të këtij fillim sezoni veror.