Lifestyle

Vetëbesimi që duam të gjithë, vajza XXL e cila adhuron të shohë veten në pasqyrë!

Modelja e ‘OnlyFans’, Georgia Rose pranoi në TikTok se ështe “e fiksuar” pas reflektimit të saj, e për këtë arsye mban pasqyra në çdo dhomë të shtëpisë. Rose, që ka përmasat XXL, e adhuron me sa duket trupin e vet dhe kërkon ta shohë në çdo cep të banesës.

Georgia ka rreth 5000 ndjekës në Instagram. E reja pranon se e do dhe e adhuron trupin e saj, sidomos kur shikohet në pasqyrë, ndaj vendosi të vendosë një të tillë në çdo dhomë.

Rikujtojmë, se një 25-vjeçare britanike e quajtur Antonia Graham i ka kthyer defektet në pikën e fortë të saj. Ka fytyrën e një modeleje, por në trup është e shëndoshë dhe tani bën para në internet duke ekspozuar trupin e bëshëm, që deri përpara pak vitesh përpiqej ta fshihte.

Nënë e tre fëmijëve, Antonia mbeti me kilograme të tepërta, e kjo e gjë e demoralizoi për një kohë të gjatë. Por tani, mban rroba pas trupit dhe fiton mjaft para me videot që hedh në TikTok ku ka shumë ndjekës. Antonia thotë se fiton 10.000 paundë në muaj vetëm duke ngrënë përpara kamerës.