Bota Botë e Çuditshme

Vetëm dy metra e gjatë, rruga më e shkurtër në botë!

Qyteti piktoresk bregdetar Wick në Skoci ka një të kaluar të pasur si një ish fshat i vikingëve që me krenari mbante mbante titullin e një prej porteve më të ngarkuara në Evropë gjatë shekullit të 19-të. Qyteti ishte i njohur edhe për industrinë e tij të tekstilit dhe dikur kishte fabrikën e tij të leshit.

Por, një që e veçon këtë qytet skocez, është se në të gjendet rruga më e shkurtër në botë që njihet zyrtarisht si “Ebenezer Place”. Libri i Rekordeve Guinness e kishte njohur këtë rekord në vitin 2006. Kjo rrugë më e shkurtra në botë, është vetëm dy metra e gjatë dhe një të rrituri mesatar i duhen vetëm tre hapa për ta kaluar atë.

Në mes të kësaj rruge shtrihet hoteli legjendar “Mackay’s Hotel”. Hoteli besohet të jetë ndërtuar nga Alexander Sinclair pasi u kthye nga Amerika në vitin 1883. Sinclair e ndërtoi objektin Mackays në cep të rrugës Union dhe River Street. Këshilli më pas e udhëzoi që të vendoste një emër në rrugicën që ndante ndërtesën, pasi e konsideronin rrugë më vete. Në vitin 1887, u emërtua rruga Ebenzer Place, sipas të dhënave të qytetit.