Celebrities Gossip Showbiz

Vetëm Megi Pojani mund të ketë këto mendime gjatë një udhëtimi në avion…

Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bëri bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i keni parë duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfiduan veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Ethet e finales ishin shumë të forta, të gjithë ishim kuriozë të zbulonim se kush do të ishte çifti i cili do të fitonte kupën dhe çmimin e madh. Me llogaritjen e pikëve të jurisë dhe votave të publikut që kishin një peshë 50 me 50 fituese e këtij edicioni të “Dancing With The Stars” u shpall Sara Hoxha.

Mirëpo dhe konkurrentët e tjerë finalistë u përfolën shumë në media, nisur nga lidhja romantike e krijuar nga Elhaida me Ledianin dhe jo pak u komentua miqësia e ngushtë që lindi mes Megit dhe Jurgenit. Këtë na e kishin vërtetuar në momentin kur dyshja ‘gdhendën’ në trupat e tyre numrin 10 me të cilin përfaqësohej çifti në ‘DWTS’.

Megjithatë edhe pas përfundimit duket se raporti i tyre i ngushtë nuk ka ndryshuar aspak dhe këtë na e kanë treguar me një udhëtim që Megi dhe Jurgen kanë bërë së fundmi në Turqi, teksa nuk na i kursejnë aspak momentet e bukura mes tyre.

Por, më i fundit i postuar nga ana e bukuroshes nuk ka të bëjë me balerinin, por gjatë kthimit të tyre në fluturimin me avion, Megi ka ndarë disa mendime të sajat që ‘e shqetësojnë’ prezantuesen dhe janë me të  vërtetë shumë ‘funny’ dhe tipike të saj.

Më kujtoni mos të ulem më kurrë në një dalje emergjence në avion. O Zot çfarë presioni, ankthi, djersë të ftohta, aritmi. Çfarë përgjegjësie për t’ia dhënë dikujt si unë që nuk të dëgjon kur i flet thjesht mimikon me kokë. Unë jam një civil i thjeshtë, unë akoma nuk di ku është parashuta ime, s’mund të jem unë më e kthjellta e këtij fluturimi. E zëmë se po bie avioni, unë duhet të hap derën e emergjencës, duhet të lexoj komplet sinjalet nga e para njëherë se nuk më punon truri. Ndërkohë të gjithë të tjerët kanë vënë parashutat e veta dhe vijnë, kalojnë para syve të mi për t’u hedhur. Unë ndërkohë nuk kam as kohë të gjej parashutën time, madje mendoj as vend nuk do kem se do jetë mbledhur gjithë avioni te këmbët e mia. Unë do vdisja, të gjithë do shpëtonin, madje as nuk do mbahesha mend si heroinë.  

Rikujtojmë se pas përfundimit të ‘DWTS’ ku Megi arriti të jetë finaliste, tanimë bukuroshja është angazhuar si prezantuese në ‘Big Brother VIP Fan Club’ ku mund ta shohim live të dielën, ora 12:45.