Bota Botë e Çuditshme

Viziton të gjitha stacionet e metrosë në Uashington, blogeri thyen rekordin botëror Guinness!

Një bloger udhëtimesh theu një rekord botëror Guinness duke vizituar të gjitha stacionet e metrosë në zonën e Washington DC, në 8 orë e 54 minuta. Lucas Wall filloi sfidën javën e kaluar, ditën e parë të plotë të shërbimit të linjës së argjendtë të Autoritetit të Tranzitit të Zonës Metropolitane të Uashingtonit.

Wall filloi udhëtimin e tij në stacionin e ri Ashburn dhe përfundoi 8 orë e 54 minuta më vonë në Stacionin Huntington, pasi vizitoi gjithsej 97 stacione, raportojnë mediat e huaja. Organizata ‘Guinness World Records’ tha se koha e Lucas ishte gati një orë më e gjatë se rekordi i mëparshëm prej 7 orë e 59 minuta.

Por mbajtësi i mëparshëm i rekordit, Scott Bennett, e theu atë në muajin dhjetor të vitit 2019 dhe Metro që atëherë ka shtuar gjashtë stacione të reja. Në një deklaratë, Lucas Wall u shpreh se:

Unë e bëra këtë Garë Tranziti WMATA, e njohur gjithashtu si Sfida e Metrosë D.C., për të rritur ndërgjegjësimin për këtë zgjerim të shumëpritur të tranzitit në rajonin e kryeqytetit kombëtar dhe për të vendosur shenjën që garuesit tranzit duhet të përpiqen të mposhtin.

Rikujtojmë se, një burrë nga Afrika e Jugut që jeton në Melburn, Australi, vendosi një rekord botëror Guinness pasi vizitoi një shumicë baresh në një ditë të vetme. Përmes një kohëzgjatje epike 24-orëshe nëpër bare, ai vizitoi 78 vende të ndryshme dhe arriti të thyente rekord.

Heinrich de Villiers theu rekordin që deri tani e mbante anglezi Nathan Crimp. Ky i fundit theu rekordin botëror Guinness duke pirë një pije në 67 lokale të ndryshme për 24 orë. Nathan Crimp, përfundoi duke vizituar 67 bare në zonën e Brighton, në hapësirën prej rreth 17 orësh. Crimp, i cili shoqërohej nga disa miq, synoi të mposhte rekordin prej 56 baresh, i cili u vendos nga Gareth Murphy për 10 orë në Cardiff, Uells, në fillim të këtij viti.