Aktualitet Travel

Vlora mes destinacioneve më të lakmuara turistike në Booking për vitin 2024!

Vlora renditet si një prej 10 destinacioneve më të lakmuara turistike në platformën globale të rezervimeve Booking për vitin 2024. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, duke vënë në dukje se Vlora ka rrëmbyer vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare, për të paralajmëruar flukse të shtuara vizitorësh drejt saj këtë sezon. Në një postim në rrjetet sociale shkruan:

Vlora e Rilindur është një prej 10 destinacioneve më të lakmuara turistike në platformën globale të rezervimeve Booking për vitin 2024, duke rrëmbyer vëmendjen e shumë medieve ndërkombëtare për të paralajmëruar flukse të shtuara vizitorësh drejt saj këtë sezon.

Vitin e kaluar, vendi numëroi mbi 10.1 milion vizitorë duke e kthyer 2023-shin në vitin e turizmit. Më 2023-shin, Shqipëria pati një “shpërthim” turistik, me turistë të huaj nga e gjithë bota që kanë zgjedhur të pushojnë në vendin tonë.

Në një postim të datës 26 dhjetor, Rama ndau shifrat, teksa shkruante se kjo është një arritje fantastike, e paimagjinueshme më parë.

LAJM I BUKUR! Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10.000.000 i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë! GËZUAR! 10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë.