Bota

Volodymyr Zelensky takohet me Papën në Vatikan!

Volodymyr Zelenskyy po takohet me Papën në Vatikan. Është hera e parë që ata takohen që nga fillimi i luftës.

Udhëtimi i tij vjen pas komenteve intriguese të Papa Françeskut muajin e kaluar, kur ai la të kuptohet se ishte përfshirë në një plan të fshehtë paqeje – një nismë që nuk u konfirmua nga Rusia dhe Ukraina.

Papa bën lutje të shpeshta me pasion në emër të popullit të “martirizuar” të Ukrainës dhe ka thënë se do të dëshironte të shkonte në Kiev dhe Moskë nëse një pelegrinazh papal mund të çonte përpara kauzën e paqes.

Muajin e kaluar, kryeministri i Ukrainës u takua me Papa Françeskun në Vatikan dhe tha se ai i kërkoi udhëheqësit fetar të ndihmonte Ukrainën të kthente fëmijët e marrë ilegalisht në Rusi gjatë pushtimit

Presidenti ukrainas, Vladimir Zelensky vendosi sanksione të reja kundër ndërmarrjeve ruse të premten.

“Sot sjell një raund tjetër sanksionesh. Me dekretin tim vendosa masa kufizuese për pronat e kompanive ruse në Ukrainë, si dhe pronën e subjekteve ekonomike ukrainase të lidhura me to”, shkroi ai në Telegram.

Në të njëjtën kohë, ai nënvizoi se paketa e sanksioneve përfshin kompani të lidhura me figurën e opozitës ukrainase Viktor Medvedchuk, si dhe individë të tjerë të sanksionuar – “themelues, menaxherë dhe përfitues të kompanive pro-ruse me asete të konsiderueshme në Ukrainë”.

Sipas dekretit të Zelensky, i cili u publikua në faqen zyrtare, sanksionet u vendosën për një mandat dhjetëvjeçar ndaj 212 personave juridikë dhe 37 individëve – shtetas të Federatës Ruse, Ukrainës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Qipros dhe Letonisë.