Sport

Wimbledon/ Përmbysje spektakolare e Medvedev, në gjysmëfinale përballë Alcaraz!

Daniil Medvedev është gjysmëfinalisti i radhës i Wimbledonit. Tenisti rus arriti të triumfonte në shifrat 3-2 (4-6, 1-6, 7-6, 6-4, 6-1) ndaj amerikanit Christopher Eubanks.

Një sukses që erdhi me një përmbysje të çmendur në setin e 4-t, ku Eubanks ishte në fitore ndaj Medvedev dhe gjithashtu shumë pranë mbylljes së ndeshjes.

Me këtë fitore Daniil Medvedev do të sfidojë në gjysmëfinale spanjollin Carlos Alcaraz, që nga ana e tij triumfoi pastër dhe pa probleme 3-0 (6-4, 6-4, 7-6) ndaj danezit Holger Rune. Alcaraz ishte “mbytës” për kundërshtarin teksa vetëm seti i fundit ishte i fortë, ku u nevojit raundi i Tie-Break.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të jetë ajo mes Sinner dhe Djokovic.

Finalja e madhe e Wimbledonit do të zhvillohet të dielën e 16 majit, “live” dhe ekskluzivisht në SuperSport.