Celebrities Gossip Showbiz

Xhensila Myrtezaj bën xing me Donald Veshaj!

Po, po mirë e dëgjuat! Ditën e sotme Xhensila feston ditëlindjen e saj të 29-të dhe urimin më të bukur padyshim e mori nga bashkëshorti i saj, Bes Kallaku. Por, siç tanimë e njohim të gjithë aktorin me gjithë humorin e tij nuk mund të qëndronte pa bërë një koment shumë ‘funny’ dhe pikant lidhur me veshjen e Xhensilës.

Urime Ditëlindjen “mama”! Qoftë buzëqeshja jote e shndritshme si dielli n’Pranverë. (Edhe tani që po shoh foton, qenke veshur si Donaldi në finale.) 

Nëse rikujtoni veshjen e Donaldit në finale, ishte një kostum i gjerë që u komentua mjaft në rrjet dhe ky krahasim me të vërtetë është shumë ‘funny’.

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Projekti i saj më i fundit muzikor është ai në bashkëpunim me Majk dhe Ghetto Geasy-n, dy reperët e grupit Babastars. “Mëkati jem” ka afro 10 milion klikime në YouTube.

Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.