Celebrities Film & Tv Showbiz

Xhirimet e “Bridgerton” shtyhen sërish dhe arsyeja është…

Sezoni i dytë i “Bridgerton” thuhet se u ndalua përsëri javën e kaluar pasi drejtuesit përzien testet pozitive dhe negative të COVID-19, sipas “The Sun”. Në fillim të këtij muaji prodhimi rifilloi në sezonin e dytë pasi dy teste pozitive të koronavirusit e mbyllën atë më parë, por seti i xhirimit përjetoi një vonesë të vogël të mëtejshme për shkak të gafës së testimeve, që do të thotë se nuk dihej se cili test i përkiste kujt.

U pretendua se për shkak të një testi pozitiv në mesin e testeve të gjithë stafit, drejtuesot në grupin në High Wycombe, Buckinghamshire duhej të rishqyrtonin të gjithë kastin dhe skuadrën e punës dhe të prisnin rezultatet. Një burim tha se:

Asgjë nuk mund të japë llogari për gabimet, për fat të keq. Dhe prodhuesit nuk mund të marrin asnjë përgjegjësi, duke qenë se mund të shkatërrojë shpejt kastin dhe ekipin e punës dhe të mbyllë prodhimin për një farë kohe.

Testet ishin të shënuara me një kryq, që do të thotë se të gjitha duheshin bërë përsëri.

Ironikisht, kur ata u kthyen për herë të dytë, pozitivët ishin negativë. Ata duhej të rishikonin dhe ndryshonin pak orarin e xhirimeve, por kjo nuk ka shkaktuar vonesa në xhirime fatmirësisht. Mund të kishte qenë shumë më keq.

Rikujtojmë se, ylli i “Bridgerton”, Regé-Jean Page është ende aktori më i përfolur për të marrë postin nga Daniel Craig si James Bond, por burimet brenda kastit thonë gjithashtu se në garë për këtë rol të rëndësishëm janë edhe dy aktorë të tjerë. Aktori i njohur Page po përflitet në mënyrë të vazhdueshme në mesin e prodhuesve të Bond. Publikimi i filmit është vonuar tre herë deri tani për shkak të pandemisë. Një burim i “007” tha se përveç Page, po flitet se pretendentë për këtë rol janë edhe edhe ylli i “Man of Steel”, Cavill dhe MacKay.