Showbiz

Ylli i “Harry Poter” i bashkohet Instagramit, poston foton e parë të vajzës

Ylli i “Harry Potter”, Rupert Grint, i njohur për rolin e Ron Weasley, i është bashkuar Instagram-it. E dini cili ka qenë postimi i parë?! Rupert publikoi një foto me vajzën e tij, të cilën e prezantoi përpara gjithë botës. Me siguri emër më të veçantë si i vogëlushes së aktorit nuk keni dëgjuar më parë.

Në mbishkrimin e fotos, Rupert shkroi: “Hej Instagram, 10 vite me vonë, por ja ku jam. Grint në Instagram. Ju prezantoj të gjithëve me Wednesday G.Grint. Ruani veten, Rupert”.

Rikujtojmë, se ylli 31-vjeçar dhe partnerja e tij, aktorja 28-vjeçare e “Double Date”, Georgia Groome mirëpritën fëmijën e tyre të parë më 7 maj. Rupert dhe Georgia janë në një lidhje që nga viti 2011, dhe kryesisht kanë qenë të rezervuar në lidhje me marrëdhënien e tyre duke qëndruar larg syrit të mediave. Dyshja ka ruajtur edhe privatësinë maksimale të vajzës.