Celebrities Gossip Showbiz

Ylli Limani ndryshon trendin! Ja kush është modelja 63-vjeçare në videoklipin e tij!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Ylli ka treguar se do të publikojë disa surpriza, por i ka gati të gjitha këngët verore që do të publikojë për sezonin veror që është shumë afër. Titulli i këngës është ‘’U kry’’ ndërsa 26 maji është zgjedhur si datë për ta prezantuar për publikun. Në paralajmërimin e tij në rrjetet sociale, këngëtari ka habitur me modelen që ka në krah, e cila do të jetë pjesë e videoklipit. Bëhet fjalë për modelen e njohur Inge Ladd. 63-vjeçarja gëzon një karrierë të bujshme pasi ka qenë edhe imazh i shumë markave të njohura. Në mesin e tyre, ajo njihet më shumë si imazhi i Gucci-it.

Pak javë më parë, Ylli ka sjellë bashkëpunimin me reperin Noizy që është gjithashtu pjesë e albumit të këtij të fundit. ‘Yalla’ quhet dueti i dyshes një këngë që flet për dashurinë.