Showbiz

Zayn Malik nxjerr nga shtëpia ish-vjehrrën

Këngëtari Zayn Malik ka nxjerrë nga shtëpia nënën e ish të fejuarës së tij, Perrie Edwards.

Ish-ylli i One Direction, Zayn Malik, e bleu shtëpinë për vjehrrën e tij, Debbie Edwards gjatë fejesës 2-vjeçare me Perrie.

Së fundmi Zayn ka kërcënuar se do të ndërmarrë vendime ligjore nëse Debbie nuk largohet nga shtëpia.

Një burim për “The Sun” ka thënë: “Zayn dëshiron që Debbie të largohet. Ai është shprehur se do që shtëpia t’i kthehet përsëri atij. Dëshiron që të mos ketë asnjë lidhje me ish të fejuarën e tij”.

“Shtëpia është në emrin e 23-vjeçarit kështu që ish-vjehrra e Malik nuk ka zgjidhje tjetër, veçse të largohet”, ka shtuar burimi.