Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Zbulohen detaje nga ceremonia e martesës së Silvio Berlusconi me partneren 53 vjet më të re!

Rreth një muaj më parë ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi theu heshtjen për martesën e supozuar me partneren e tij Marta Fascina duke shprehur se: “Dashuria jonë nuk ka nevojë të zyrtarizohet”. Më pas ai vijoi duke thënë se: “Ne po planifikojmë që në të ardhmen e afërt ta festojmë ashtu siç i ka hije, me një takim që do të përfshijë fëmijët dhe miqtë e mi të dashur”. Siç parashikohet nga disa thashetheme lart e poshtë, ngjarja pritet të zhvillohet ditën e sotme në Lesmo, në Villa Gernetto, Lombardi.

Një festë dashurie, një dasmë simbolike në një moment kaq delikat në nivel gjeopolitik. Ceremonia pritet të jetë jo shumë luksoze. Do të ketë rreth 50-60 të ftuar, të gjithë familjarë, nipërit, familja e nuses dhe të tjerë të ftuar, duke përfshirë Confalonieri, Galliani, Letta, Licia Ronzulli, Antonio Tajani, Anna Maria Bernini, Paolo Barelli dhe Valentino Valentini. Aleatët dhe ministrat nuk do të jenë të pranishëm. Sipas “Sky TG24” të vemit politikanë të ftuar do të jenë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, ndërkohë burime të tjera bëjnë me dije se Fascina do t’i besojë fustanin e nusërisë një shtëpie të njohur mode, kurse unazat mbajnë vulën e Damiani-t.

Rikujtojmë se për Berlusconin kjo është martesa e tretë pas Carla Dall’oglio dhe Veronica Lario. “Corriere della Sera” raporton se fëmijët e biznesmenit, Marina dhe Piersilvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi e shohin deputeten si gruan e duhur për t’i dhënë babait të tyre paqe dhe qetësi, por problemi do të ishte trashëgimia. Lidhja e Berlusconi dhe Fascina, deputete e partisë Forza Italia, të cilën ai e themeloi, u bë zyrtare në vitin 2020, kur mediat publikuan foto të të dyve në Zvicër. Në këto dy vitet e fundit, Fascina ka qenë gjithmonë në krah të Berlusconit. Kujtojmë se pas vetes politikani shumë i njohur italian ka një divorc me Carla Dall’Oglio, që është nëna e dy fëmijëve të tij të parë. Ata u njohën më 1964-ën dhe u divorcuan në 1985-ën. Më vonë në 2009-ën pati një tjetër martesë.