Showbiz

Zbulohet arsyeja përse Demi Lovato kaloi në mbidozë

Me shumë shpejtësi kaluan plotë 90 ditë që kur Demi Lovato u shtrua me urgjencë në rrezik për jetën pas një mbidoze heroine.

Për të përditësuar fansat me gjendjen e saj shëndetësore mamaja e këngëtares ka folur me zemër të hapur në një podcast për “Conversations with Maria Menounos”.

Ajo ka rrëfyer se gjendja e 25-vjeçares është përmirësuar shumë megjithatë varësia e saj është e barabartë me një sëmundje bakteriale, shumë e vështirë për t’u kuruar.

Ndërkohë që ajo po lufton çdo ditë që ta tejkalojë këtë barrierë, mamaja e saj Dianna De La Garza ka theksuar se arsyeja që mund ta ketë çuar vajzën e saj në mbidozë është humbja e 5 familjarëve përgjatë gjithë vitit 2018-të.

“Ne humbëm stërgjyshërit e Demit madje edhe 2 xhaxhallarët e saj brenda pak muajsh në 2018-ën. Kjo ishte një periudhë traumatike aspak e lehtë për ne dhe Demi është shumë e ndjeshme. Nuk mund ta them me siguri që kjo është arsyeja konkrete por periudhat e vështira në jetë të bëjnë të ndërmarrësh vendime të gabuara” ,-tha ajo e përlotur.