Showbiz

Zbulohet data se kur do të publikohet “Once Upon a Time in Hollywood”

Realizimi i shumëpritur filmik nga Quentin Tarantino do të dalë në të gjitha kinematë botërore më 26 korrik të këtij viti.

Filmi që ka si protagonsitë dy yjet hollivudiane, Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio është një ndër më të komentuarit e vitit 2019.

Dy miq të ngushtë që përpiqen të krijojnë emër në Hollywood do të të sjellin situata nga më të ndryshmet duke pasqyruar realitetin e kësaj industrie.

Kasti i aktorëve përbëhet nga Margot Robbie, Al Pacino, Dakota Faning, Damian Lewis, Emile Hirsch e shumë të tjerë.