Auto & Moto

Zbulohet se kur do të dalë në treg automjeti elektrik i gjigantit teknologjik, Apple!

Projekti Titan, njëherësh automjeti elektrik i Apple ka nisur që nga viti 2015. Megjithatë ky projekt është përballur me vonesa të shumta. Gjiganti teknologjik fillimisht kishte planifikuar për ta bërë automjetin plotësisht autonom dhe pa timon, por këto ambicie u rrëzuan gjatë viteve të fundit.

Kompania thuhet se tashmë ka caktuar një datë për nxjerrjen në treg për automjetin e saj të parë dhe sipas Bloomberg modeli pritet të vijë në vitin 2028. Zëvendës-presidenti i Apple, Kevin Lynch është ai i cili drejton projektin Titan që nga viti 2021. Apple ka punuar në teknologjinë autonome të drejtimit për gati një dekadë, por i është dashur të përballet me realitetin se vizioni i saj për një makinë pa timon është jorealist.

Rikujtojmë, se Apple ka lançuar iOS 17.3 dhe iPadOS 17.3 për përdoruesit e produkteve të saj. Ky është një rifreskim modest. Sidoqoftë, ekziston një veçori e re e quajtur ‘Mbrojtja e Pajisjes së Vjedhur’. Kjo nuk përdoret për të gjetur një iPhone ose iPad të vjedhur, por për të mos lejuar që hajdutët të kenë qasje në të dhënat tuaja personale.

Funksioni u shfaq fillimisht në versionin beta të zhvilluesit të iOS 17.3 dhe në fakt është mjaft i dobishëm. Kjo nuk do t’i ndalojë hajdutët të bëjnë gjërat e tyre, por do t’i bëjë gjërat më të vështira për ta. Mjeti është i disponueshëm si për iPhone ashtu edhe për iPad.