Showbiz

Zbulohet sekreti qesharak i Bruno Mars

Këngëtari i madh Bruno Mars i cili pushtoi “Grammy Awards 2018”, nuk është edhe aq i madh në përmasa.

Gjithmonë e kemi ditur se ai nuk është shumë i gjatë ndoshta disa nga ne as nuk e kemi kuptuar. Kur ai performon kamera e kap gjithmonë nga poshtë që ai të duket shumë më i gjatë madje kërcmitarët i qëndrojnë larg që të mos dallohet diferenca.

Këtë herë e gjithë salla në “Grammys” është shtangur kur këngëtari është vënë krah Taylor Swift në skenën e madhe ku po mbante fjalimin për një ndër çmimet e fituara.

Taylor është 1.80 ndërsa Bruno 1.65 dhe duke qenë pranë një vajzë kaq të gjatë sa ajo, gjatësia e tij binte akoma më shumë në sy. Në disa nga fotot e shkrepura këngëtari duket vërtetë i shkurtër por fatmirësisht për të, partnerja e tij ka të njëjtën gjatësi.