Celebrities

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të njohur, Bog Saget!

Së fundmi është zbuluar shkaku i vdekjes së aktorit dhe komedianit të njohur Bob Saget. Ylli i ndjerë i “Full House” u gjet i pajetë në një dhomë hoteli në Ritz-Carlton Orlando, Grande Lakes. Hetuesit nuk gjetën shenja dhune, të përdorimit të drogave apo diçka të dyshimtë. Një natë para se të ndërronte jetë artisti kishte performuar në turin “I Don’t Do Negative Comedy Tour”.

Ndërkaq, familja e aktorit ka deklaruar së fundmi se:

Këto javë që nga vdekja e Bob, ne kemi qenë të mbingarkuar nga dashuria e jashtëzakonshme nga fansat e Bob, i cili ka qenë një ngushëllim i madh për ne dhe për të cilin jemi përjetësisht mirënjohës. Tani që kemi konkluzionet përfundimtare nga hetimi i autoriteteve, menduam se ishte e drejtë që fansat t’i dëgjonin ato përfundime drejtpërdrejt nga ne. Autoritetet kanë përcaktuar se Bob ka ndërruar jetë nga trauma në kokë. Ata kanë konstatuar se ai aksidentalisht ka goditur pjesën e pasme të kokës diku, nuk ka menduar asgjë dhe ka shkuar për të fjetur. Nuk ka pasur asnjë përdorim droge apo alkooli.

I njohur për humorin e hollë, në një intervistë të korrikut 2021, komediani tregonte se karriera e tij mori një kthesë të papritur. Ai u shpreh se:

“Full House” erdhi rastësisht. U pushova nga CBS dhe më kërkuan të isha pjesë e “Full House”.

Përveç punës në televizion, Saget ishte një “stand-up comedian”. Tiparet e tij mund të shihen në filma si “The Aristocrats”, duke eksploruar konkurrencën mes komedianëve, për të treguar versionin më “të pistë”, të së njëjtës shaka. Deri në fund u prezantua si një djalë që në thelb është 9-vjeç e që kishte një dëshirë të madhe për t’i vënë eprorët në vështirësi me shakatë e tepruara. Nërkaq, e veja e Bob Saget, Kelly Rizzo, pas vdekjes së bashkëshortit bëri një deklaratë emocionuese për “Revistën People” për herë të parë që pas ngjarjes tronditëse.