Sport

Zbuloni formacionin më të shtrenjtë në “Euro 2020”!

Yjet e Anglisë Harry Kane dhe Jadon Sancho kanë arritur të jenë pjesë e formacionit më të shtrenjtë në “Euro 2020” sipas vlerësimeve të faqes Transfermarkt.

Nga ana tjetër t, ylli i Francës, Kylian Mbappe është më i kushtueshmi, i vlerësuar në 159 milionë euro.

Pjesa tjetër e mesfushës përbëhet nga ylli i Belgjikës Kevin de Bruyne (100 milionë), ai i Gjermanisë Joshua Kimmich dhe i Holandës, Frenkie de Jong (secili 89 milionë).

Thibaut Courtois (60 milionë) është në portë përpara një mbrojtjeje që përbëhet nga tre lojtarë.

Ylli i Portugalisë Ruben Dias dhe Matthijs de Ligt i Holandës (secili nga  74 milionë euro) së bashku me yllin e Francës, Raphael Varane (69 milionë).

Kapitenit të Anglisë, Kane (119 milionë) i bashkohet edhe Romelu Lukaku (100 milionë).

Bruno Fernandes, i vlerësuar në 94 milionë, ka humbur garën me De Bruyne, ndërsa vlera e Ronaldos kanë rënë në 47 milionë duke pasur parasysh moshën e tij.