Celebrities Live From Tirana

Zbuloni personazhet që janë rikthyer në listën e “Social Top 5”!

Fundjava i përket argëtimit, fotove dhe nmrit të shifrave të ndjekësve të VIP-ave ndërkombëtarë dhe atyre shqiptarë. Këto dhe më shumë i zbuloni me rubrikën më të njohur të “Live From Tirana”, “Social Top 5”, ku njiheni me personazhet e famshëm që kanë shtuar më shumë ndjekës gjatë javës si dhe ata që kanë munguar prej kohësh në listë.
Të renditur nga vendi i pestë në atë të parë, së bashku me Rei Bezhanin dhe Elios Shulin do të shihni se cilët personazhe janë kthyer në më të preferuarit e ndjekësve të Instagram-it.

Personazhe të huaj

5. The Weeknd për këtë javë ka shtuar vetëm 200K ndjekës, një shifër e ulët por sërish ka arritur të jetë pjesë e Top 5.
4. Vendin e katërt e zë këngëtarja Ariana Grande, e cila ka shtuar 1M ndjekës.
3. Këngëtarja e hitit veror “Don’t go yet”, Camila Cabello ka shtuar për këtë javë 1.3M ndjekës.
2. Në vend të dytë është Beyonce, asaj i janë shtuar 2M ndjekës gjatë këtyre ditëve.
1. Në krye qëndron Kylie Jenner, ajo ka shtuar 2M ndjekës, ndoshta prej kuriozitetit të njerëzve rreth thashethemeve për një shtatëzëni të mundshme.

Personazhe shqiptarë

5. Jonida Maliqi rikthehet në Top 5, pasi ka shtuar 1K ndjekës këtë javë.
4. Alban Skënderaj është pjesë e listët duke u pozicionuar në vendin e katërt me 2K ndjekës të shtuar.
3. Lyrical Son i janë shtuar 2K ndjekës, kjo prej publikimit të këndës me Dafinën, “Llafe llafe” që është një sukses i vërtetë.
2. Vendin e dytë e zë këngëtari kosovar Butrint Imeri, i cili ka shtuar për këto ditë 3K ndjekës.
1. Në vend të parë qëndron moderatorja më e dashur, Arbana Osmani. Asaj i janë shtuar këtë javë 6K ndjekës.