Bota

Zotëron rreth 80% të të gjithë tokës bujqësore në SHBA?! Reagon Bill Gates!

Themeluesi dhe miliarderi i Microsoft-it Bill Gates, së fundmi konfirmoi teorinë e konspiracionit se ai zotëron rreth 80% të të gjithë tokës bujqësore në SHBA në një dalje të tij në një sesion “Ask Me Anything” në Reddit. Gates iu përgjigj dhjetëra pyetjeve dhe njëra nga këto pyetje ishte: “Pse po blini kaq shumë tokë bujqësore, a mendoni se ky është një problem me pasurinë e miliarderëve dhe sa mund të blini në mënyrë disproporcionale?”

Gates u përgjigj:

Unë zotëroj më pak se 1/4000 të tokës bujqësore në SHBA. Unë kam investuar në këto ferma për t’i bërë ato më produktive dhe për të krijuar më shumë vende pune. Nuk ka ndonjë skemë madhështore të përfshirë, në fakt, të gjitha këto vendime merren nga një ekip profesionist investimi.

Së fundmi miliarderi i teknologjisë u fotografua në Australi me një grua “misterioze” ndërsa shihte drejt detit në Sidnei, jashtë Opera House. Dyshja dukej se po bënin një tur nëpër qytet dhe u panë teksa ndalonin për të admiruar pamjet panoramike të portit. Sipas raportimeve të Mail Online, miliarderi 67-vjeçar është në një marrëdhënie me shoqen e tij të tenisit, Paula Hurd.