Bota

Dalin nominimet e çmimeve Grammy, ja kush kryeson listën

Publikohet lista e plotë e nominimeve për Grammy Awards, ku kryeson këngëtarja Billie Eilish. Ajo ka plot 6 nominime, pas së cilës vjen Ariana Grande me 5 nominime. 62-vjetori i Grammy Awards do të transmetohet më 26 janar në CBS All Access. Bebe Rexha së bashku me Alicia Keys zbuluan kandidatët për kategoritë më të mira në Grammy Aëards 2020 në “CBS This Morning”.