Aktualitet

Laboratori i drogës në Has, dalin në dritë detaje të reja

Dalin në dritë detaje të tjera nga operacioni në Has ku u zbulua një laborator i përpunimit të drogave të rënda në fshatin Brenog. Mësohet se janë sekuestruar nga policia më shumë se 100 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë. Ndërkaq pesë persona janë vënë në pranga, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të sekretit hetimor. Operacioni vijon ende për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.