Showbiz

Lady Gaga bën zyrtare lidhjen me të dashurin e ri

Pak ditë më parë këngëtarja e famshme Lady Gaga është shfaqur publikisht me një person të panjohur duke na treguar të gjithëve se është në një lidhje të re.

Ajo gjithashtu u shfaq në “Super Bowl” me partnerin e saj ku më pas u mësua dhe identiteti. Gaga është e lidhur me Michael Polansky i cili është drejtor i përgjithshëm i organizatës “Parker Group” me qendër në San Francisko.

Krahas kësaj, ai ka qenë edhe student ekselent në universitetin e Harvardit, pra Gaga ka ditur ç’ka zgjedhur!

Dyshja u panë së bashkë edhe në “Super Bowl” pasi sapo ishin kthyer nga disa pushime me jaht në Miami.