Aktualitet

Lushnje, grabitet një dyqan me pajisje elektro-shtëpiake

Mungesa e energjisë elektrike në Lushnje ka favorizuar grabitësit të vjedhin një dyqan me pajisje elektro-shtëpiake në qytet. Mëngjesin e sotëm, autorët dëmtuan qepenin e më pas thyen derën duke realizuar grabitjen. Stakimi i energjisë ka ndodhur për shkak të punimeve në N/stacionin e Plasmasit.