Bota

Ndahet nga jeta njeriu më i shkurtër në botë

Ndahet nga jeta në moshën 27 vjeçare burri më i shkurtër në botë. Nepalezi Khagendra Thapa Magar, i cili ishte vetëm 67.08 centimetra i gjatë, vdiq prej komplikacioneve nga pneumonia. Magar u shpall për herë të parë në 2010-tën si burri më i shkurtër në botë, pak pas ditëlindjes së tij të 18-të. Por titullin do ta humbiste më vonë për shkak të një tjetër nepalezi, Chandra Bahadur Dangi, që ishte vetëm 54.6 centimetra. Vetëm pas vdekjes së Dangit në 2015-tën, arriti ta rifitonte sërish statusin e tij. Si mbajtës i rekordit Guinness për burrin më të shkurtër në botë që mund të ecë, 27-vjeçari udhëtoi në shumë vende nëpër botë e është thirrur në mjaft programe televizive në Europë e Shtetet e Bashkuara. Magar ishte kthyer në fytyrën zyrtare të fushatës nepaleze të turizmit, që e përshkruante si njeriun më të vogël në botë me shtëpinë në majën më të lartë të globit, në malin Everest.