Showbiz

Në prag të ceremonisë së ndarjes së çmimeve të “MTV VMA”, ja çfarë do të ndodhë me publikun

Pandemia e Koronavirusit që gjunjëzoi mbi 185 shtete ka vënë në vështirësi mbajtjen e eventeve të ndryshme globale shumë prej të cilave janë anuluar.

Ndryshe nga shumica, “MTV VMA” do të mbahet më 30 gusht në qytetin e Mollës së Madhe ku priten të performojnë artistët më në zë dhe sigurisht të preferuarat e publikut shqiptar, Dua Lipa dhe Ava Max.

Prej javësh është përfolur mënyra e organizimit të këtij eventi dhe a do të ketë apo jo publik. Ajo çfarë është vendosur deri tani është se eventi do të mbahet në një ambjent të hapur në New York ku publik mund të ketë shumë pak ose fare.

Nëse do të ketë një numër të vogël njerëzish në publik ata do të duhet të mbajnë maska dhe të qëndrojnë në distancë të pranueshme nga njëri-tjetri.