Politikë

PD: Rama u ka dhënë miqve të tij 70 mln euro tendera!

Partia Demokratike tha se vetëm për një vit, kryeministri Edi Rama u ka dhënë miqve të tij 70 milionë euro tendera, shumica e të cilëve pa garë. Drejtuesja e Departamentit të Antikorrupsionit, Lealba Pelinku, tha se korrupsioni në vend është në nivele alarmante. Sipas PD-së Rishikimi i ligjit të koncesioneve dhe prokurimeve për të siguruar konkurencë të lirë, së bashku me Ligjin Antimafia, do të jetë prioritet në luftëm ndaj korrupsionit.