Rajoni

22 të vdekur dhe 1894 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë!

Vijojnë shifrat e frikshme të COVID-19 në Kosovë. Pasi ditën e djeshme u regjistruan 26 viktima dhe 1.383infektime, e sotmja ka shënuar një ulje të lehtë të viktimave por një rritje të frikshme të rasteve të reja.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës 1.894 kanë qenë infektimet në 24 orët e fundit ndërkohë që 22 persona kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 1.354 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011.

Në total numri i rasteve aktive është 27.404. Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.835 doza të vaksinës kundër COVID-19.