Tech

Përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4!

Kur Apple prezantoi iOS 17.4 në fillim të këtij muaji, ai solli shumë ndryshime në telefonat iPhone në Bashkimin Evropian ku Apple u detyrua të pajtohej me Aktin e Tregjeve Digjitale (DMA). Përditësimi i lejon përdoruesit e iPhone në BE të shkarkojnë aplikacione nga një palë e tretë dhe të zgjedhin një platformë pagese nga një palë e tretë në vend të Apple.

Por, këto janë vetëm dy nga ndryshimet që ndodhën në BE me sistemin e ri operativ. Përditësimi shtoi gjithashtu edhe opsione të reja për ata që përdorin funksionin Stolen Device Protection i cili kërkon verifikimin e identitetit të pronarit për të lejuar ndryshime në telefon. Ndryshime të ndjeshme si Face ID, Find My, ndryshimi i fjalëkalimit dhe çaktivizimi i Stolen Device Protection kërkon verifikimin e identitetit me Face ID ose Touch ID dhe një pritje një orë përpara se të bëhet ndryshimi.

Pritja prej një ore i lejon përdoruesit të zbulojnë nëse telefoni i tyre është vjedhur dhe ta raportojnë atë tek Apple. Me iOS 17.4 Apple u dha përdoruesve mundësinë që ky funksion të jetë i disponueshëm në çdo kohë dhe në të gjitha vendndodhjet. Gjithashtu, ky përditësim u dha edhe përdoruesve të iPhone 12 diçka që ndoshta ata nuk e prisnin; karikim të shpejtë me valë 15W nga një karikues që mbështet standardin Qi2.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se Apple do të lançojë më shumë karaktere emoji pas lançimit të versionit të përditësuar të softuerit iOS 17.4. Me këtë version do të vijnë së paku gjashtë emoji të cilat janë mjaft interesante. Karakteret e reja emoji janë gjithashtu të disponueshme në verionin beta në macOS 14.4 në Mac, watchOS 10.4 për Apple Watch dhe iPadOS 17.4 për iPad. iOS 18 me Inteligjencë Artificiale mund të jetë përditësimi më i madh nga Apple.