Celebrities Live From Tirana Showbiz

A do të pranonte të ishte pjesë e “BBV”? Ish-banori Elton Tozaj jep përgjigjen epike!

Duke qenë se dita e hënë në “Live From Tirana” i përket vetëm “Big Brother VIP”, ish-banori Elton Tozaj ka treguar gjithçka në lidhje me banorët dhe me mënyrën sesi ai e shikon lojën e tyre. Gjithashtu ka shprehur edhe dëshirën e tij për të qenë pjesë e “BBV”.

Si do të kishe reaguar ti nëse do të ishe në atë shtëpi?

Do t’i shikoja dhe nuk do të bëja asgjë thjesht do të thoja sa gjynah. Një sherr shumë banal si qebabtore.

Kush mendon se del?

Antonela duhet të dalë jashtë që të gjejë Mevlanin se aty nuk ka aty brenda.

Gjithashtu ka shtuar se:

Fifit i ka bërë pak dëm. Sheila nuk dha diçka. Semin e dërrmoi fare. E bënë copë në rrjet.

Të erdhi keq që kur u largua Paloma?

Po, që kur u largua ajo shtëpia humbi një sens humori.

Do të doje që të ishe pjesë e “BBV”?

Të të them jo do gënjej. Por pak lëmsh do ta kisha bërë. Do të isha një gore acaruese, një dash ekspresiv që s’do t’i lija rehat asnjë minutë.

Nëse ky vit do të ishte me çifte me kë do të dëshiroje që të luaje aty brenda?

Po sikur të isha monogam, ose Monikën ose Palomën. Me Arjolën nuk do të bëja dot lojë, me Beniadën jo e jo sepse është shumë e dashur ndërsa me Einxhel do zihesha shumë.

Kush vishet më me shumë stil dhe është më fashion?

Vetëm Sara jo. Më duket më shumë stylish Dj DAGZ sesa Sara. Por ajo që vishet më bukur është Beniada.

Kush do ta fitojë “Big Brother VIP”?

Beniada.