Celebrities Gossip Showbiz

A është më me Lisa Bonet? Jason Momoa reagon njëherë e mirë dhe i jep fund të gjitha spekulimeve!

U tha se një prej historive më romantike të dashurisë në Hollywood i erdhi fundi. Dyshja e njohur Jason Momoa dhe Lisa Bonet lëshuan një deklaratë të përbashkët në rrjetin social Instagram para pak kohëve duke njoftuar se i dhanë fund martesës së tyre. Më pas, disa burime pranë çiftit thanë për “Hollywood Life” se dyshja e njohur vendosi t’i japë një tjetër shans martesës. Por mesa duket e vërteta nuk qëndron kështu.

Së fundmi aktori i njohur, Jason Momoa ka reaguar ndaj aludimeve për një ribashkim të mundshëm me Lisa Bonet. Në një intervistë për “Acces Hollywood”, Jason deklaroi përfundimisht se ai dhe Lisa nuk do të kthehen së bashku pavarësisht thashethemeve se ata po pajtohen. Ndërkaq, ai u shpreh se:

Nuk jemi përsëri bashkë, ne jemi familje. Ne kemi dy fëmijë të bukur së bashku por nuk do të kthehemi bashkë.

Momoa mori pjesë gjithashtu në fillim të këtij muaji në premierën e filmit të Zoë Kravitz, “The Batman” në New York City. Jason falënderoi të gjithë fansat për respektimin e privatësisë së tyre gjatë kësaj një periudhe.

Është mjaft e vështirë të ndahesh në sytë e publikut. Ne e vlerësojmë privatësinë gjatë këtyre kohërave.

Rikujtojmë se dyshja filloi të takohej në vitin 2005 dhe u martuan fshehurazi në vitin 2017. Çifti janë bashkë prej 16 vitesh dhe të martuar prej 5 vitesh. Ata kanë qenë gjithmonë një nga çiftet shembull për jetëgjatësinë në Hollywood dhe lajmi i ribashkimit i gëzoi shumë fansat.

Sa i përket arsyeve që çuan në ndarjes e dyshes thuhet se një prej motiveve lidhet me vaksinimin anti-COVID. Ndërkaq, Momoa e Bonet nga lidhja e tyre disa-vjeçare kanë dy fëmijë, djalin 13-vjeç Son Nakoa-Wolf dhe vajzën Lola, 14-vjeçe.