Lifestyle

A mundet që dy persona të ëndërrojnë të njëjtën ëndërr?!

Nëse dy njerëz mund të ëndërrojnë të njëjtën ëndërr, a do të thotë kjo që ëndrrat të kapërcejnë mendimet individuale të secilit individ? Mjaft studime janë publikuar lidhur me temën e ëndrrave të përbashkëta në të cilat është arritur deri te zbulimi që te personat të cilët janë fuqishëm të lidhur emocionalisht (prind-fëmijë, bashkëshortët apo binjakët) ëndërrimi i ëndrrave identike shpesh ndodh.

Përpos kësaj, shumë psikologë dhe psikoterapeutë shpesh ndajnë të njëjtën ëndërr me pacientët e tyre, gjë që edhe ata vetë konstatojnë. Ndërkaq, ekziston një lidhje midis cilësisë së gjumit dhe ëndërrimit. Nëse keni të bëni me pagjumësi ose ndërprerje të gjumit, mund të keni humbur gjumin REM. Kjo është faza ku ju keni më shumë gjasa të ëndërroni. Mungesa e gjumit cilësor mund t’i përkeqësojë çrregullimet e shëndetit mendor dhe çrregullimet e shëndetit mendor mund të përkeqësojnë problemet e gjumit.

Personat të cilat tregojnë të njëjtën ëndërr shpesh nuk pajtohen rreth disa detajeve. Mirëpo, psikologët megjithatë nuk dëshirojnë të injorojnë tregimet dhe përvojat, sepse zakonisht personat të cilët shohin të njëjtën ëndërr përjetojnë përditshmëri të njëjtë apo kalojnë kohën shpesh bashkë.

“Ndërsa disa mund të sugjerojnë se ëndrrat janë një dritare për subkoshiencën, teoritë e tjera parashtrojnë se ëndrrat janë një rezultat i pakuptimtë i aktivitetit që ndodh ndërsa ne flemë dhe rikthen trurin tonë,”-thotë Dr.Sujay Kansagra, eksperti i shëndetit të gjumit në firmën e dyshekëve.

Jo çdokush e mban në mend atë që ka ëndërruar. Shkencëtarët theksojnë që një vitaminë e caktuar mund të na ndihmojë që të kujtohemi se çfarë kemi ëndërruar dhe ajo është vitamina B6. Marrja e vitaminës B6 para se të flinin gjumë, u ka ndihmuar disa njerëzve që t’i kujtojnë ëndrrat e tyre. Hulumtuesit e Universitetit Adelaide kanë vëzhguar 100 persona, ndër të cilët gjysma ka marrë vitaminën B6 para gjumit ndërsa të tjerë kanë marrë placebo.