Celebrities Gossip Showbiz

“A të jep nëna në katund?”, Butrint Imeri habit me reagimin e tij!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Mbrëmjen e djeshme Butrinti ka tërhequr vëmendjen me postimin e fundit në Instagram, ku një nga fanset e tij ka bërë një pankartë me një shkrim shumë interesant për të, gjë që këngëtarit i kishte pëlqyer dhe pas koncertit ka postuar një foto me pankartën në duar dhe duke buzëqeshur.

O Butrint a t’jep nana n’katun?

Mbrëmjen e djeshme Butrinti ka festuar në dasmën e vëllait të tij të madh dhe këtë na e ka treguar me anë të disa postimeve në Instagram, ku edhe miku i tij Don Xhoni ka qenë pjesë e festës. Ama duket se pas vëllait të tij është rradha e Butrintit që t’i japë fund beqarisë, pasi buqeta e nuses kishte rënë në duart e tij e këtë na e ka treguar vetë ai duke postuar një foto dhe shprehet se tashmë është rradha e tij.