Health & Beauty Showbiz

Adele e varur nga stërvitja?! “Kthehet tipikisht në një varësi të rrezikshme!”

Këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur nga të gjithë, Adele, ka dhënë së fundmi një intervsitë për Vogue ku i ka shprehur të gjitha, nga jeta e saj personale e deri tek karriera e planet për jetën.
Gjatë intervsitës ajo zbuloi se kishte krijuar varësi ndaj stërvitjes, mund të bënte dy deri në tre herë në ditë. Mjekët shprehin se një regjim fitnesi ekstrem, mund të japë efekt në dobësim, por nga ana tjetër jep efekte negative në muskuj, nyje apo sistemin imunitar.

Si dhe në një intervistë për “New York Post”, një ekspert mjekësor, John Whyte ka treguar se të kesh një rutinë të moderuar të stërvitjes është mëse e shëndetshme për një person, por dy a tri herë në ditë kthehet në diçka të rrezikshme. Nëse kryeni ushtrime më shumë seç duhet mund të lëndoheni, i fusni muskujt, kockat dhe organet nën stres.

Nëse nuk u japim mundësinë atyre të relaksohen dhe të shërohen pas ushtrimit, funksionimi i tyre mund të fillojë të përkeqësohet

Kujtojmë se regjimi i Adele ka bërë që ajo të humbë tmerrësisht shumë kile brenda dy vitesh, ku sipas saj e gjitha është bërë me mirëqenie emocionale.
Për Vogue ajo ka shprehur se e gjithë koha e saj u fokusua tek palestra dhe se nuk ka ndjekur një dietë specifike. Thjesht ka bërë ushtrime kardio dhe me të tjera me peshë. Por me dëshirën e saj, trajneri i saj e ka rritur stërvitjen me disa herë në ditë pasi ka patur probleme me shpinën.

Përpos të gjithave, artistja duhet të këshillohej me një ekspert pasi ushtrimet e tepërta shkaktojnë probleme të shëndetit mendor dhe emocional. Kjo sepse ndodh që personi nuk gëzon më për peshën e humbur dhe fillon të kërkojë gjithmonë e më shumë duke e bërë atë të varur.

Vjen një moment kur ti e sheh ndryshimin, por nuk gëzohesh më, kërkon gjithnjë e më shumë. Kthehet tipikisht në një varësi të rrezikshme