Celebrities Film & Tv

Adhuruesit e “Vikings” duhet të jenë shumë të lumtur! Publikohet traileri i ri i serialit!

Bëjeni gati sëpatën tuaj të betejës dhe përgatituni për disa grabitje sepse “Netflix”sapo publikoi një trailer të ri për “Vikings: Valhalla”, i shumëprituri i dramës historike “Vikings”, i cili është edhe mjaft i preferuar nga fansat. I vendosur një shekull pas serisë origjinale, “Vikings: Valhalla” do të eksplorojë rënien e kulturës vikinge, shumë vite pasi Ragnar Lothbrok (Travis Fimmel) u nis për të pushtuar tokat përtej detit.

Traileri paraqet kastin kryesor të serialit, të formuar nga eksploruesi legjendar Leif Eriksson (Sam Corlett), motra e tij dhe udhëheqësi fetar norvegjez i vjetër Freydis Eriksdotter (Frida Gustavsson) dhe princi ambicioz nordik Harald Sigurdsson (Leo Suter). Ndërkohë që “Vikings” ndoqën aventurat e Ragnarit teksa ai zbuloi mbretëri dhe kultura të reja, Valhalla është vendosur në momentin e historisë ku konflikti midis mbretërive nordike dhe britanike po arrin një pikë thyerje ose krize më saktë.

Kjo do të thotë, sigurisht, se lufta po shpërthen në trailerin e ri të “Vikings: Valhalla”, me shumë beteja të tjera të përgjakshme. Traileri i ri ngacmon gjithashtu konfliktin kulturor brenda mbretërive nordike, teksa krishterimi dhe besimet pagane luftojnë për vatrat e vikingëve.

Seriali “Vikings” u shfaq për gjashtë sezone. Ata ndoqën kryesisht sagën e Ragnar Lothbrok, një figurë historike që përshkruhet si një hero në kulturën norvegjeze dhe si fatkeqësia e Anglisë anglo-saksone dhe Francës Perëndimore. Vikingët u frymëzuan nga tregimet e arritjeve të Ragnar, duke treguar aventurat e tij të para përtej detit, ngritjen e ushtrive norvegjeze dhe sulmin e mbretërive të largëta. Seria origjinale eksploroi gjithashtu figura të tjera historike të lidhura me Ragnar, duke përfshirë fëmijët dhe gratë e tij. Meqenëse kasti kryesor i “Vikings: Valhalla” është gjithashtu i formuar nga figura historike,  gjithçka pritet që të bazohet në ngjarje të jetës reale.