Showbiz

Agon Amiga flet për krisjen e raportit me Getoarin: “Kontaktet i ndërpremë në mënyrën më banale”

20 vite pjesë e “Babastars” Agon Amiga ka thyer për herë të parë heshtjen rreth raportit që ndan me pjesëtarët e tjerë të grupit e veçanërisht Getoar Selimin.

Në një intervistë për “ABC News”, reperi i cili prej kohësh jeton në Gjermani me familjen e tij theksoi se dëshiron që nga bashkëpunimet me grupin e famshëm të mbajë në kujtesë vetëm momentet më të bukura.

“Ka ndodhur shumë padrejtësi dhe parregullsi ndërmjet anëtarëve të grupit. Gjërat me Getin nuk janë ndarë aspak mirë, i kemi ndërprerë raportet në mënyrën më banale. Unë i kam thënë atij si burrë; në 20 vjet karrierë bashkë hajde i ndajmë gjërat dhe në fund të mbetemi miq” -u shpreh Agon Amiga duke shtuar se i vjen keq që anëtarët e tjerë janë shpërndarë jashtë territoreve të Shqipërisë e Kosovës.

Babastars u krijua në vitin 2011 nga bashkimi i “Tingulli 3nt” (Getoar Selimi & Agon Amiga) dhe “Skillz” (Ledri Vula & Skivi). Më pas, label-it iu bashkua edhe TDS (Majk & Onat) si edhe Cozman. I pari që u largua nga label-i ishte Ledri Vula, që pas një pauze vendosi të vazhdonte karrierën i vetëm.