Aktualitet

Aksident rrugor me një viktimë në Fier!

Aksidentet vazhdojnë të përgjakin rrugët e vendit. Pas përplasjes së mbrëmshme të dy makinave në aksin Levan-Tepelenë, me shtatë të plagosur, mes tyre katër të mitur të moshave 2, 9, 10 e 12-vjeç, sot raportohet për një viktimë në bypass-in e Fierit.

Një 65-vjeçar, ende i paidentifikuar u përplas për vdekje rreth orës 03:00 të mëngjesit nga një automjet tip “Volvo” me drejtues një 31-vjeçar me banim në Vlorë. Policia bëri shoqërimin e tij dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit tragjik, më i fundit që rëndon bilancin e viktimave në rrugët tona.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:00, në bypass-in e Fierit, automjeti tip “Volvo” me drejtues O.D., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 65-vjeçarin, i cili ende nuk është identifikuar.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.