Aktualitet Bota

Alarmuese, ndryshimet klimatike janë shkaktuar nga vetë humanët!

Shkencëtarët më të mirë të botës kanë dalë në përfundimin se ka ende mundësi për të shmangur efektet më të këqija të ndryshimit të klimës, por koha është drejt përfundimit. Vlerësimi më i fundit i shkencës klimatike është një “kod i keq për njerëzimin” siç është shprehur kreu i Kombeve të Bashkuara ditën e hënë, pasi një grup shkencëtarësh të thirrur nga organizata “Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike” paralajmëroi për efektin e pakthyeshëm të ndikimit të njeriut në planet.

Klima po ngrohet me një ritëm edhe më të shpejtë seç mendohej dikur, pa ulje të theksuara të emetimeve, dhe mund të kapërcejë një prag të rëndësishëm të temperaturës deri në një dekadë më herët seç mendohej. Diçka e tillë nuk do të ndodhë vetëm nëse ka reduktime të menjëhershme, të shpejta dhe në një shkallë të gjerë, dhe emetimet e gazrave serë kufizohen afër 1.5 gradë celsius apo edhe 2 gradë celsius. Ndërkohë, bashkautorja e raportit, Linda Mearns, u shpreh se nuk është askush për të ikur, dhe nuk ka askund për t’u fshehur.

Raporti prej 3 949 faqesh arriti në përfundimin se shumë nga ndryshimet që shkencëtarët janë duke parë në klimën e Tokës, janë “të padëgjuara për shumë shekuj dhe mijëra vite” dhe thekson se përgjëgjshmëria e veprimtarisë njerëzore për “ndryshimet e vëzhguara në ekstreme të tilla si valët e nxehtësisë, reshjet e mëdha, thatësira dhe ciklone tropikale” është intensifikuar që prej raportit të fundit të panelit tetë vite më parë. Vlerësimi i fundit “për herë të parë flet me siguri” për ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, siç raporton Bloomberg, pasojat e përshkallëzuara të të cilit, kanë qenë të prekshme në të gjithë planetin.

Shkencëtarët parashtruan pesë të ardhmet e mundshme klimatike, që variojnë bazuar në sa shumë emetime të karbonit do të reduktohen në kohën e mbetur. Helen Mountford, nënkryetare e klimës dhe ekonomisë për Institutin Botëror të Burimeve, shprehet se mundësia jonë për të shmangur ndikimet edhe më katastrofike ka një datë skadimi dhe kjo dekadë është shansi ynë i fundit për të vepruar për të limituar rritjen e temperaturës.

Përgjigjja nga ana e politikës ishte e pritshme. John Kerry, i dërguari i posaçëm presidencial amerikan lidhur me klimën, “nënvizon urgjencën dërrmuese të këtij momenti” dhe u bën thirrje “të gjitha ekonomikave kryesore” të “angazhohen për veprime agresive të klimës gjatë kësaj dekade kritike”. Boris Johnson, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, tha në një deklaratë se shpreson se raporti “kthjellues” do të jetë “një thirrje zgjimi për botën për të ndërmarrë veprim tani, para se të takohemi me Glasgow në nëntor për samitin kritik të COP26. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjithashtu theksoi negociatat e ardhshme ndërkombëtare për klimën dhe e quajti vlerësimin “një kujtesë të fortë që na duhet të lëmë shkencën të na shtyjë në veprim.”

Aktivistja e klimës Greta Thunbers bëri një kritikë veçanërisht drejtuar Johnson. Në një videomesazh, Thunberg vuri në dukje se raporti ekspozon hendekun midis asaj që thonë politikanët dhe asaj që në të vërtetë bëjnë për ta reduktuar. Ajo u shpreh si më poshtë.

Ne nuk po i kërkojmë llogari njerëzve në pushtet. Shpresoj që kjo të jetë një thirrje zgjimi.

Thunberg bëri një postim në Instagram gjithashtu, ku shprehu qëndrimin e saj në lidhje me këtë raport. Ndërkohë që, ajo shpërndau dhe një grafik nga Organizata Botërore Meteorologjike.

Raporti i ri i “IPCC” nuk përmban surpriza të vërteta. Ai konfirmon atë që ne tashmë dimë nga mijëra studime dhe raporte të mëparshme – se ne jemi në emergjencë. Është një përmbledhje solide (por e kujdesshme) e shkencës aktuale më të mirë në dispozicion.

Nuk na thotë ne se çfarë të bëjmë. Na takon neve të jemi të guximshëm dhe të marrin vendime bazuar në dëshmitë shkencore të siguruara në këto raporte. Ne ende mund të shmangnim pasojat më të këqija, por jo nëse vazhdojmë si sot, dhe jo pa trajtuar krizën si krizë.

Grafik nga Organizata Botërore Meteorologjike