Aktualitet

Ambasada amerikane: Gjyqtarët e pavarur, rol kyç në luftën kundër korrupsionit!

Ekipi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës priti së fundmi gjyqtarë nga Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kjo për të theksuar rolin kyç të gjyqtarëve të pavarur që shërbejnë me integritet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Njoftimin e bëri ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Po ashtu, selia diplomatike e Uashingtonit thekson se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e tyre për gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme, teksa ata punojnë për të dhënë drejtësi për të gjithë qytetarët shqiptarët brenda një sistemi ligjor transparent.